Nga: Adriatik Doçi 

Një nga argumentet e50 deputeteve per shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta është nxitja e vrasje se Pjerin Xhuvanit në 21 prill në Elbasan nga Arbër Papleka, pjesë e strukturës paramilitare të Partisë Demokratike, gjoja për mbrojtjen e votave. Në dokumentin e motivacionit të shkarkimit thuhet se Ilir Meta, me retorikën e tij agresive dhe luftarake, ka nxitur konflikte me armë dhe humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. 50 deputetë i referohen pikërisht vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kundërshtar politik i PD-LSI në Elbasan, si dhe plagosjes së tre të tjerëve. Në dokument, thuhet gjithashtu se Ilir Meta ka nxitur strukturat paraushtarake të PD-së për të kufizuar lirinë e qytetarëve, përmes patrullimeve të paligjshme, ndalimeve, kontrolleve dhe heqjen e lirisë.

Për këto dy akuza dhe pretendimet e tjera, presidenti Ilir Meta do të thirret nga komisioni hetimor, për të dhënë sqarime si dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve. Kreu i shtetit, sipas Rregullores së Kuvendit, mund të paraqitet për të mbajtur qëndrimin e tij edhe gjatë seancës kur do të miratohet kërkesa e 50 deputetëve për ngritjen e komisionit hetimor, për shkarkimin e presidentit. Po pse Kuvendi e shikon me dyshim rolin e Presidentit Ilir Meta në raport me ngjarjen e rëndë në Elbasan?

Gjashtë ditë para vrasjes së ish-kreut të LSI-së në Elbasan, Pjerin Xhuvani, i cili kishte braktisur partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi, Ilir Meta, artikuloi një mesazh të koduar nga një studio televizive, për situatën e tensionuar parazgjedhore në Elbasan. Meta u shpreh se “Do iki edhe në Elbasan. Patjetër! Do të iki kudo ku të ketë nevojë atdheu! Për zgjedhje të drejta dhe të lira. Ka gjë më të rëndësishme se zgjedhjet? Nuk janë të kërcënuara zgjedhjet?”.

Katër ditë pas mesazhit, Ilir Meta u zhvendos në Elbasan, për të shpëtuar LSI-në, e cila megjithatë, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, nuk arriti të marrte asnjë mandat nga 2 mandate që kishte marrë në zgjedhjet e 2017. Në një shpjegimin zyrtar u tha se Meta do të merrte pjesë në një iftar me komunitetin mysliman. Por, disa foto konfirmuan se Meta po zhvillonte takime shtabin elektoral të LSI, duke dhënë porosi, udhëzime dhe mobilizuar mbështetësit.

Dy ditë më pas, mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani vritet nga Arbër Papleka, pjesë e një strukture të armatosur paramilitare të PD në Elbasan, nën patronazhin e Gazmend Bardhit. Pjerin Xhuvani më parë ka qenë një nga figurat kryesore të LSI-së në Elbasan dhe kryetar i saj në këtë qark. Përplasjet e tij të para me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin nisën kur ishte drejtor u Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, i propozuar nga LSI-ja.

Në qershor të vitit 2015, Xhuvani u ndalua si dyshuar si pjesë e një skeme të mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve, ndërsa u dënua një vit më vonë u dënua me 3 vjet burg për “shpërdorim të detyrës. Atij iu hoq e drejta për ushtrim të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare. Pas ndalimit, Luan Rama, doli në një konferencë për shtyp në emër të LSI-së, duke distancuar nga Xhuvani dhe njoftuar shkarkimin e tij si kryetar i LSI-së në Elbasan, duke komanduar Edmond Haxhinaston në vend të tij.

Në vitin 2017, Pjerin Xhuvani ishte pjesë e PDIU-së Elbasan, ndërsa raportet e tij me drejtuesit e LSI ishin të ftohta. Muaj e fundit, Xhuvani ishte afruar me Partinë Socialiste, ku për shkak të peshës së tij elektorale, krijoi shqetësim tek PD dhe LSI. I shqetësuar për dobësimin e strukturave të LSI-së në Elbasan, Ilir Meta u angazhua disa ditë para zgjedhjeve, bashkë me stafin e Presidencës, për t’i motivuar, por megjithatë LSI-ja nuk arriti të marrë mandat deputeti.