Komisioni i Posaçëm Parlamentar që po analizon veprimet e kryera nga institucionet shtetërore, në kuadër të hetimeve për krimet e supozuara të UÇCK në territorin shqiptarë, tashmë ka nisur kërkesat tek SHIK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë.

Ulsi Manja kryetar i këtij komisioni tregon për Top Channel se çfarë informacioni specifik është kërkuar.

“Këtyre institucioneve do tu dërgohet i gjithë informacioni i bashkëpunimit të ndërsjellët jo vetëm me taskforcën e EULEX sepse ky bashkëpunim ka nisur që më përpara në kuadër të ligjit për marrëdhëniet juridiksionale me autoritet e huaja por edhe me UNMNI-un e Gjykatën e Hagës por edhe me taskforcën e EULEX-it. Do të merret i gjithë dokumentacioni bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike të ndërsjellët në fushën penale”.

Por a do të mund të merret dëshmia e Dick Martit siç edhe ka kërkuar anëtari këtij komisioni Mulsim Murrizi?

“Kemi parashikuar seanca dëgjimore dhe dje vendosëm ta lëmë të hapur këtë çështje lidhur me kërkesën e Murrizit. Nëse kuadri ligjor e lejon këtë mund të bëjmë seancë me Dick Marty por dhe të tjerë që Murrizi ka kërkuar për të dhënë dëshminë para Komisionit. Por gjithmonë është në varësi të dokumentacionit që do të administrojë komisioni”.

Ndërkohë Top Channel mëson se në këtë komision ka mbërritur një informacion që është marrë në konsideratë se gjatë 15 viteve të fundit, Serbia përmes letër porosive,  ka kërkuar informacione të ndryshme për veprimtarinë e UÇK-s në Shqipëri.

VERITAS.COM.AL/