Deputeti socialist Ulsi Manja dhe njëkohësisht kreu i komisionit të posaçëm hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta po raporton në Kuvend raportin final për këtë temë.

Raporti është në total 49 faqe, ku në vetëm 5 prej tyre janë opinionet e deputetëve të opozitës Alban Zeneli dhe Halit Valteri.
Manja tha se presidetni e ka shlelur dy a tre here kushtetuten, ka rrezikuar stabilitetin e vendit, ka vepruar sipas vullnetit jo sip[as Kushtetutes, por nuk shkarkohet.
Asnjehere deri me sot Kuvendi nuk ka thene se nese vkedh, qofte edhe 10 lek, energji elektrike, ‘s’ka gje se nuk burgosesh’.

Në fjalën e tij Manja sqaroi se edhe nëse Kuvendi vendos për shkarkimin e Metës do jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do thojë fjalën e fundit.

“Raporti është me 49 faqe , 44 faqe janë votuar nga 7 deputetë që janë dhe përfundimtari ndërsa 5 faqe janë mendimi i pakicës, Halit Valteri dhe Alban Zeneli. Raporti që do jap sot është i një natyre ligjore.

Edhe nëse seanca vlerëson dhe voton një kërkesë për shkarkim është GjK ajo që jep vendimin final për shkarkimin ose jo të Metës”, tha Manja.

VERITAS.COM.AL/