Kuvendi do të zhvillojë sot, ora 15.00, në raundin e dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës
Si edhe raundi i parë i mbajtur dje, seanca sot pritet të jetë pa produkt. Kuvendi nuk ka asnjë kandidat të propozuar për postin e Presidentit; zgjedhja është Zero.
Kryeministri Edi Rama dhe krye parlamentari Ilir Meta, deklaruan dje se po presin opozitën që të përfshihet në proces, në mënyrë që Presidenti i ri të jetë mbi palët.
Rama dhe Meta cilësuan edhe kërkesën në KQZ, për shtyrjen e afateve për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit, si tentative për t’i dhënë mundësi opozitës dhe dialogut për zgjidhjen e krizës politike.
Por sipas ekspertëve të ligjit, vetë kërkesa është e paligjshme dhe mund të shkaktojë pre=cedent të të rënies së zgjedhjeve ose fajësi penale për anëtarët e KQZ që mund ta votojnë.
Gjithashtu edhe pretendimi se “presim opozitën” është i pabazuar, pasi opozita e ka konsumuar afatin e regjistrimit në KQZ, tanimë është e pamundur.
/Veritas.com.al/