Siç ishte paralajmëruar deputetët mbështetës të Sali Berishës, në hetim për korrupsion me dhëndrin e tij në aferën e privatizimit të sport klub Partizanit, krijuan kaos në seancën e sotme parlametare.
Me përjashtim të disa momenteve, deputetët e maxhorancës nuk i janë kundërpërgjigjur dhunës së deputetëve të Berishës duke u përpjekur të ruajnë qetësinë dhe më pas në këmbë votuan pr/ligjet që ishin në rend dite.
Në një moment Sali Berisha shpalli dhe grevën.
“Jemi në grevë. Largohuni’ u tha Berisha në orën 09:53 minuta deputetëve të maxhorancës brenda në sallën e kuvendit ku tashmë mbizotëronte kaosi.
Kjo shkaktoi dhe përplasje mes disa deputetëve të maxhorancës dhe deputetëve të Berishës.
Jashtë Kuvendit deputeti i PS-së, Erion Braçe akuzon Berishën se po kërkon të mbrohet me imunitet politik nga akuzat penale të ngritura nga SPAK.
“Kjo sjellje është fashiste. Ai njeri brenda po përdor imunitetin poliitk për tu mbrojtur nga akuzat penale” tha Braçe.
Deputeti i PS-se Xhemal Qefalia u perplas me Edmond Spahon. Pati dhe përplasje dhe nga deputetja Antoneta Dhima dhe Toni Gogu me deputetët e Rithemelimit.
Vihet re një prezencë e shtuar e Gardës
Seanca nisi në orën 10:00 me kryetaren e Kvuendit duke lexuar rendin e ditës ndërsa deputetët e Rithemelimit i bien tavolinave dhe u mbyll 30 minuta më pas pasi deputetët e maxhorancës votuan në këmbë të gjitha pr/ligjet e caktuara në rendin e ditës.