Rama tha sot në Kuvend se “Në gjithë diskutimet me ekspertizën ndërkombëtare, lidhur me banorët e zonës, dhe përgjigja që ka qenë është që nuk ekziston në asnjë vend të planetit një teori që përjashton banorët si kategori nga detyrimet, pasi ata janë përdoruesit”.

Kryeministri Rama tha se tarifimi i rrugës e ka zanafillën nga viti 2010, nga ish kryeministri i PD-së, Sali Berisha i cili sipas tij është shprehur se qeveria nuk e mirëmban dot rrugën.

“Vendimmarrja për të vendosur jo taksë, se nuk është taksë, është tarifë për përdoruesit, e rrugës së Kombit e ka zanafillën në vitin 2010. Në atë kohë kryeministri i kohës ka marrë iniciativën për të hapur këtë proces. Ka thënë publikisht si rrallë në karrierën e tij atë që sot si gjithmonë në karrierën e tij e mohon. Ne e ndërtuam për ta mirëmbajtur, nuk e mirëmbajmë dot. Kjo nuk është një fjalë goje. Vetëm dy rrugë ka, ose për mirëmbajtjen e rrugëve paguajnë të gjithë taksapaguesit, ose për mirëmbajtjen e rrugëve paguajnë të gjithë përdoruesit e rrugëve në fjalë. Sot është rivënë në diskutim dhe në të vetmin vend europian ku ende s’ka pagesë dhe ky vend është vendi më i zhvilluar europian, Gjermania.”

“Nëse formula alternative është formula e njohur e qeverisë së mëparshme, hyni rrugë dhe lëreni rrugën pas në mes të rrugës, këtë formulë mbajeni për vete dhe ta gëzoni po për ne kjo nuk është formulë zgjidhje, po rrumpalle. Formula e rrumpallës që ju bëtë sa herë u është dhënë mundësia të merrni në dorë çelësat e këtij shteti”, tha Rama.

Veritas.com.al/