Sot janë betuar në Kuvend dy deputetët e rinj nga opozita. Ervis Meço nga listat e PD-së në qarkun Vlorë ka marrë mandatin në kuadër të plotësimit të vendeve vakante nga djegia e mandateve në grup të opozitës dhe Artemis Dralo nga PS i cili ka zëvendësuar ish-deputetin që kandidon për Bashkinë e Gjirokastrës, Flamur Golemin.

Në total numri i deputetëve në Kuvend ka arritur në 122, ku 79 janë përfaqësues të maxhorancës, 40 kanë plotësuar vendet vakante të krijuara nga djegia e mandateve nga deputetët e opozitës, dhe 3 nga ata që nuk kanë pranuar djegien e mandateve.

Veritas.com.al/