Kryeministri Edi Rama duke folur për projektbuxhetin e ri, që kalon sot në Kuvend, është kuptimplotë.

Sipas tij janë angazhime financiare të mëdha në kushtet ku Shqipëria është me kaq shumë shtrëngesa më pandeminë dhe nga fatkeqësia e tërmetit.

“Me 26 nëntor në do hapim një numër të madh shkolla. Shumë të bukura se si ishin. Do të jenë me infrastrukturë dhe logjistikë një lloj me shkollat e BE. Për herë të parë do ndërtohen lagje të reja me infrastrukturë moderne. Më të gjitha hapësirat e nevojshme. Me një cilësi më të mirë të ndërtimeve. Nuk është pak. Do jepen falas. Ku e keni parë. Jepen me kredi të buta, por ne do e japim falas. “

“Janë afro 30 mijë familje të prekura. Që nga ato që humbën fare shpinë. Tek ato që nuk banojnë dot nëpër apartamente të dëmtuara. Për të gjitha këto familje, ky vend ka pasur zot. Se asnjë nuk u la siç u lanë ata që u përmbytën në Shkodër. 5-6 mln dollarë ishin, por u desh që të vinim ne në pushtet që ata të merrnin lekët. Për të mos vazhduar këtu se çdo kishte ndodhur nëse do binte tërmeti po të ishin ata në detyrë. Apo të ishte shfaqur virusi, kur ishin spitalet pa ilaçe. Dhe kompanitë nuk sillnin më ilaçe, nga borxhet. Apo për invalidët. Rolin e virgjëreshës, jo. Daljen këtu me monologun e virgjëreshës ju lutem jo. U bëmë shumë që pas kaq shumë kohësh shfaqen njerëz që sikur kanë ardhur nga hëna dhe s’kanë qenë këtu. Është buxhet kuptimplotë ai që kalon sot. Nuk i ka bërë bisht përballjes me dy kriza. Të njëpasnjëshme. Tërmeti dhe pandemia. Duhet të dalim më të fortë” tha Rama.

VERITAS.COM.AL