Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje të prerë Partisë Demokratike, që mes një kërkese i drejtohej Kuvendit të Shqipërisë të miratonte Kodin Zgjedhor në seancën e radhës plenare.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë, ka replikuar nga deputeten e opozitës Rudina Hajdari, duke i kujtuar sërish firmën e saj në paktin mes palëve për Reformën Zgjedhore.

Nuk është nevoja për të vazhduar me provokime, atyre jashtë u them nuk keni asnjë tagër t’i jepni urdhër këtij Kuvendi dhe meqë jemi këtu sot Kryetari i Kuvendit që pashë se i është drejtuar një urdhër nga Sekretari i Përgjithshëm i forcave çlirimtare jashtë Kuvendit, por edhe unë jemi të zhgënjyer nga fjalia e fundit që edhe ju zonja Hajdari keni firmosur; ku thuhet që Kuvendi duhet ta votojë atë marrëveshje pa asnjë ndryshim e pa kushte. Unë nuk di të ekzistojë në historinë e planetit në gjithë jetën demokratike ndonjë institucion tjetër vec Gjykatës Kushtetuese që mund t’i diktojë Kuvendit një gjë apo një gjë tjetër. Tani mblidheni ju atje 4 veta në një vend të nderuar patjetër, tokë amerikane, edhe këpusni një firmë atje, kuvendi ta marrë këtë letrën tani e ta votojë”- tha Rama.

Sa per kerkesen e Hajdarit per lista te hapura dhe perseritjen e thirrjes drejtuar Rames qe te mbaje premtimin, kryeministri tha:

ani po të llogarisësh listat e hapura dhe po të kthehemi të shohim sa zgjat numërimi sot me lista të mbyllura, nuk e di si mund të mbarojmë një numërim të kontestueshëm. Por jam dakord me ju me një pikë. Po është e vërtetë, opinioni publik ka një bindje të përgjithshme se listat e hapura janë zgjidhje e madhe për demokratizimin e përfaqësimit. Listat e mbyllura shihen si kasaforta të mistereve, sekreteve dhe të gjitha të këqijave, ashtu sikur besohet gabimisht se po u hapën listat, kryetarët do të jenë noterë, por nuk është kështu. Nuk i druhem listave të hapura.

Por në këtë fazë na takon ta bëjmë një diskutim, a merremi vesh këtë e shohim në proces, por është me risk se po s’u morëm vesh nuk kalojmë dot asgjë, as lista të hapura, as numërim partiak, me të cilin ju duhet të bini dakord se i bie t’u themi atyre jashtë, ca bëmë me ju nuk vlen më se do të bëjmë me këta. Një krushqi e kemi, të dyfishtë edhe me ata edhe me ju, duhet ta bëjmë se na bie të gjithë ajo që për të gjithë jemi të interesuar, që nënkupton një produkt me standarde. Nëse ju më thoni që ne duam listat e hapura, heqjen e koalicioneve dhe ne duam që në komisione PD dhe Basha mos ketë njerëz, po më thoni ta tmerrojmë Lulin nga e para dhe të mos kemi mundësi ta detyrojmë mos hyjë në zgjedhje”, tha ai.

VERITAS.COM.AL/