Kuvendi i Shqipërisë ka certifikuar grupet parlamentare në bazë të kërkesave që vetë partitë kanë depozituar në seancën e parë të punimeve të tij.
Sot është certifikuar dhe Grupi Parlamentar i PD. Mësohet se në grupin e PD nuk ka qenë emri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Vetë partia e drejtuar nga Lulzim Basha në seancën e parë plenare njoftoi Kuvendit se Berisha nuk ishte pjesë e Grupit të tyre Parlamentar.
Ndërkohë, ish-kryeministri depozitoi një kërkesë tjetër në Kuvend dhe kërkonte që të njihej si pjesë e grupit të PD. Mesa duket kjo kërkesë nuk është pranuar duke qenë se Partia Demokratike kishte njoftuar organet e Kuvendit për Berishën më herët.