Kuvendi i Shqipërisë rishpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të zotit Fatos Lulo.
Rishpallja e procedurës nga Kuvendi i Shqipërisë e bazuar në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas vlerësimit të Vendimir nr. 28, datë 16.09.2020, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nëpërmjet të cilit, KED vendosi njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e përkohshme e shpallur nga Kuvendi në datë 28.08.2018, dhe rishpallur më datë 21.08.2019.
VERITAS/