Seanca e sotme plenare ka në rendin e ditën heqjen e imunitetit të Sali Berishës dhe në vijimësi të aksionit opozitar, deputetët demokrat kanë paralajmëruar se nuk do të jetë një seancë normale.

Deputetja Albana Vokshi dhe vetë Sali Berisha kanë treguar pamje nga ajo se çfarë po ndodh brenda seancës. Ajo që shihet është “pushtimi” i sallës nga garda, e ndërsa opozita ka vijuar skenarin e saj, me karrige të grumbulluara në foltore, duke mos lejuar zhvillimin e një seance normale.

Ajo që vihet re është se garda nuk është pozicionuar vetëm pranë Foltores, por edhe në mbrojtje të deputetëve socialistë.