26 Dhjetor (UPI) – Shkrimtari Ari Behn, ish-bashkëshorti i Princeshës Marte Louise të Norvegjisë, ka vdekur i vetëvrare, tha të mërkurën Pallati Mbretëror Norvegjez.

Behn, 47 vjeç, ishte martuar me princeshën nga 2002 deri në divorcin e tyre në 2017, duke lindur tre vajza. Ai akuzoi dy herë aktorin fitues të çmimit Oscar, Kevin Spacey në vitin 2017 se kishte tentuar ndaj tij në një koncert të Cmimit Nobel për Paqen 10 vjet më parë.

Asnjë detaj tjetër nuk u lëshua për vdekjen e Behn.

Ai u njoh me Princeshën Martha Louise përmes nënës së tij, e cila punonte si fizioterapiste e princeshës dhe martesa e saj me një të zakonshem u konsiderua kontroversale në atë kohë.

“Ari ka qenë një pjesë e rëndësishme e familjes sonë për shumë vite, dhe ne ndajmë kujtime të ngrohta e të dashura për të,” tha Mbreti Harald në një deklaratë. “Ne i jemi mirënjohës që e njohëm.

“Ne jemi te hidhëruar që nipërit tanë kanë humbur babanë e tyre të dashur dhe kemi dhembshuri të thellë për prindërit dhe te afermit e tij, të cilët tani kanë humbur djalin dhe vëllain e tyre të dashur”, vazhdoi mbreti.

Menaxheri i Behn, Geir Hakonsund tha se familja e Behn kërkon “privatësi në ditët e ardhshme”.

Behn ishte i mirë-njohur në Norvegji për drejtimin e programeve televizive, shkrimeve, pikturave, aktrimit dhe regjive. Libri i tij më i njohur ishte koleksioni me tregime të shkurtra Sad As Hell.

Veritas.com.al/