Sot u mblodh Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme. Spartak Braho I LSI tha se “kjo ëhstë séance e fjundit e këtij Parlamenti”

Seanca parlamentare u mblodh për të votuar organet e Vettingut dhe përfundoi në kohë record, për pak minuta. Ajo u mbyll me bashkimin e votave të PS-LSI-PDIU.

Por organet e Vettingut mbeten të gjymtuara përderisa Opozita nuk merr pjesë në Kuvend.

Opozita që vazhdon bojkotin e parlamentit prej javësh, as në këtë seancë të jashtëzakonshme nuk mori pjesë.

Komisioni i parë i përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e vlerësimit përbëhet nga 12 anëtarë; 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita, ndërsa komisioni i dytë përbëhet nga 6 anëtarë, po ashtu, 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita.

Emrat e propozuar u miratuan me 82 vota nga 82 deputetë që ishin të pranishëm në parlament.

Partia Socialiste ka propozuar: Bashkim Fino, Vasilika Hysi, Pandeli Majko dhe Ervin Bushatin për komisionin me 12 anbëtarë dhe Ulsi Manja, Evis Kushin për komisionin e dytë me 6 anëtarë.

LSI: Luan Rama, Silva Caka dhe Vangjel Tavo

PDIU: Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën.