Veritas.com.al/
Çdo ditë po dëgjojmë lajme për tonelata droge, për depo dhe tunele… Këto kaluan, dhe tjetri kur dëgjon “tunel me drogë” ndjehet si në shtëpi të vet. Pastaj nisën të dëgjojnë për laboratorë droge; dhe disa u çuditen. Nisi me laboratorin e nipit të diktatorit Hoxha diku pranë Librazhdit dhe po vazhdon në gjithë vendin.
Më I fundit është laboratori I drogës që u kap në Fier, në një banesë me trek ate.
Tani mund të jetë fqinji yt që ka liruar ambientet e banesës për laborator droge.
Nuk është më lajm pse zbulohet drogë dh laborator; vendi mbahet me lëndën narkotike.
Laboratori i drogës i zbuluar në qytetin e Fierit ka quar në pranga 10 persona, dy prej të cilëve janë punonjës të OSHEE-së.
Gjatë një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Fierit, Neritan Nallbati ka bërë të ditur se përveç personave të arrestuar janë sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme kanabisi.
Policia e Fierit, ka marrë informacion se në një banesë private tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot” Fier, mund të zhvillohej veprimtari e paligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Mbi bazën e këtij informacioni policor, menjëherë u hartua një Plan Masash dhe njëkohësisht u organizua puna për të bërë të mundur vëzhgimin në mënyrë të fshehtë dhe të pa ndërprerë të banesës e më pas ndërhyrjen në të.
U realizua me sukses operacioni i koduar “Llampa”.
Si rezultat u bë e mundur kapja ne flagrancë e 8 personave, 6 burra dhe 2 gra, të cilët gjendeshin në ambientet e banesës tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot”, ku në katin e dytë dhe të tretë të saj ishin duke kultivuar bimë narkotike.
Ky ishte lajmi.
/Veritas.com.al/