I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke bërë një përmbledhje të aktivitetit të tij si ndërmjetësues.

Në një shkrim të publikuar në facebook, Lajçak shprehet se u ka bërë me dije palëve se duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka, duke theksuar se zbatimi i marrëveshjes duhet të shënojë përparim nga të 2 vendet.

Lajçak shtoi se pret një vazhdim të shpejtë të negociatave duke treguar se ka plan që bisedimet t’i vazhdojë në ditët dhe javët në vijim.

“Diskutimet tona ishin vazhdimësi e përpjekjeve tona për të avancuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Ngjashëm me diskutimet tona në Kosovë, ne trajtuam edhe çështje të tjera urgjente në dialogun e lehtësuar nga BE, duke theksuar nevojën për zgjidhje urgjente në përgatitje për takimit të kryenegociatorëve.

Në diskutimet tona, theksova se zbatimi i marrëveshjes duhet të përparojë me të dyja palët duke përmbushur detyrimet e tyre përkatëse hap pas hapi paralelisht dhe bazuar në parimin që të dyja palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka.

Të mërkurën pata një takim të dobishëm me liderin e partisë opozitare të Kosovës, PDK-së, Memli Krasniqi. Folëm për situatën në Kosovë dhe rëndësinë e progresit në Dialog për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Të enjten prita dy kryenegociatorët në Bruksel.

Diskutuam një sërë temash – Statuti, Plani Implementues, Energjia, Targat, Zgjedhjet dhe Personat e Pagjetur. Takimet ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në axhendën tonë të Dialogut dhe pres një veprim të shpejtë së shpejti. Prandaj, kam në plan të vazhdoj bisedimet në ditët dhe javët në vijim“, ka shkruar ai në Facebook.