Një 40-vjeçar në Vlorë ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij duke i spërkatur me benzinë. Fatmirësisht ka ndërhyrë policia duke arritur t’i shpëtoj në kohë. Gjithçka ka ndodhur kur Zigur Veshi është nisur nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjeç duke njoftuar të vëllanë se do vriste fëmijët dhe veten.

Menjëherë, vëllai i tmerruar, ka njoftuar policinë.

40-vjecari ka shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit ku gjendej dhe bashkëshortja e tij e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë. Pasi ka folur në emër bashkëshortes, kjo ka dalë në ballkon. Ai ka nxjerr një bidon me benzinë 1.5 litra dhe është spërkatur me të dy fëmijët që mbante me vete.

Policia i ka bërë thirrje mos lëvizte. Ai nuk e ka dëgjuar thirrjen dhe ka nxjerrë çakmakun.

Sapo ka tentuar ta ndezë është neutralizuar menjëherë prej policisë.

Veritas.com.al/