Koment/

Sikur gazetari i RAI të kishte raportuar se në Shqipëri ‘është dyfishuar’ këtë vit kultivimi i kanabisit, edhe pse lajm i rremë, mund të kishte zënë sado pak vend… Edhe sikur RAI të kishte thënë se ‘kultivimi këtë vit është njësoj si më parë’, përsëri i rremë, por do të besohej më shumë…

Por të thuash se është ’12 fishuar kultivimi i kanabisit’ edhe bufi i lagjes periferike do të qeshte. RAI, ky kanal televiziv italian, me këtë lajm dëshmoi ose Zero profesion prej tij, ose tallje për këta njerëz që jetojnë ‘përtej Adriatikut’ të tyre.

Këtu jetojnë njerëz, që shikojnë e gjykojnë dhe as i konsideron njeri. Prej kohësh, Shqipëri bashkë me partnerët po luftojnë kundër kultivimit të kanabisit, që tashmë duhet të jetë në shifra shumë të ulëta. Po të themi se kultivimi është ‘Zero’ prapë do të ishte lajm i rremë, por afër zeros është.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me reportazhin e RAI 3 sipas të cilit kultivimi i kanabisit është 12 fishuar.

Kryeministri Rama ka shkruar në Twitter:

‘Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe certifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”

Rreth lajmit të rremë të RAI ka reaguar edhe Policia e Shtetit:

“Në emër të të gjithë trupave tona të angazhuara në ketë betejë të shtetit dhe ligjit me antishtetin dhe antiligjin, ne shprehim keqardhjen e thellë dhe indinjatën legjitime për lajmin e rremë të transmetuar mbrëmë nga kanali prestigjioz RAI 3, ku dezinformimi mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri ishte skandaloz”, shprehet policia në reagimin e saj.

VERITAS.COM.AL/