Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka ndarë emocione dhe kujtime të thella për babanë e tij pas ndarjes nga jeta të gjyshit, Haxhi Thaçit.

Ai në mbledhjen komemorative që po mbahet për të ndjerin, falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe bëri një fjalim emocionues:

“Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për të takuar babin dhe bashkëluftarin e tij në Hagë ishte më e madhe sesa dhimbja e sëmundjeve. Besimi në pafajësinë e tyre ishte më i hekurt sesa aktakuza e padrejtë në muajt e fundit. Në çdo ditë, ai priste që babi të hapte derën e spitalit. Nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë shumë herë. Tre orë bisedim ato ditë u bënë orët më të rëndësishme të jetës së tij, një bisedë baba e bir, që të dy kërkonin lirinë që jemi.

Vdekjen e pash në fytyrën e babait kur doli nga spitali. Gjyshi i mbajti të gjithë vuajtjet dhe dhimbjet që kaluam si popull. Por këto katër vite nuk i mbijetoi vuajtjeve dhe dhimbjes nga padrejtësia, një sëmundje e pasherueshme për njerëz të fortë, krenarë dhe me dinjitet. Dhe siç thoshte shpesh gjyshi, ‘me vdek pa u korit’, por as sot nuk jemi koritur. Fatkeqësisht, babain nuk e lejuan ta marrë lamtumirën e fundit me ne sot. Nuk e lejuan që t’i ofroja një grusht dheu të Drenicës mbi ballë, por në vend të babait sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina”, tha Thaçi.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *