Papa Françesku u përcoll për në banesën e fundit këtë të shtunë. Arkivoli i Papa Françeskut u zhvendos nga Bazilika e Shën Pjetrit në sheshin me të njëjtin emër, ku rreth 200 mijë besimtarë ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën Atit të Shenjtë.
Ceremonia e lamtumirës u drejtua nga kardinali Giovanni Batista Re, dekani i kolegjit të kardinalëve, i cili mbajti meshën në gjuhën latine. Giovanni Batista Re më pas lexoi një jetëshkrim të Papa Françeskut. Ai kujtoi si Ati I Shenjtë ishte pranë njerëzve të varfër dhe qëndrimin e Bergolios se si Kisha u përket të gjithëve, është një shtëpi e hapur për të gjithë besimtarët katolikë.Mbështetja e Papës për emigrantët u kujtua gjatë ceremonisë dhe qëendrimi I tij kundër çdo lufte.
Liderët botërorë ishin të pranishëm në ceremoninë mortore të Atit të Shenjtë. Presidenti amerikan Donald Trump, i shoqëruar nga zonja e parë Melania, u ul në rresht të parë për të ndjekur funeralin. Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti argjentinas Javier Milei ishin gjithashtu të pranishëm. Mbreti Felipe i Spanjës dhe mbretëresha Letizia ndoqën ceremoninë, ku nuk mungoi as princi Uilliam I Uellsit, I cili përfaqësoi të atin e tij, Mbretin Karl III. Ish-presidenti amerikan Joe Biden dhe ish zonja e parë Jill morën gjithashtu pjesë në ceremoni.
Në emër të Shqipërisë në ceremoni mori pjesë presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe delegacionet fetare. Kardinali shqiptar Ernes Simon Troshani ishte gjithashtu i pranishëm. Delegacioni i Kosovës u kryesua nga presidentja Vjosa Osmani.
Papa Françesku u nda nga jeta në 21 prill të vitit 2025, të hënën e pashkëve. Shkak I vdekjes ishte një goditje në tru dhe arresti kardiak. Në fillim të këtij viti, Ati I Shenjtë u shtrua për 5 javë në spital, pasi vuante nga një infeksion i mushkërive, që avancoi në pneumoni.
Ai do të mbahet mend si Papa i të varfërve, që foli hapur kunddër luftës, në mbrojtje të emigrantëve, të më të dobëtve dhe reformoi kishën katolike me qëndrimet e tij të konsideruara nga shumë, si liberale. Nga e shtuna e 26 prillit, në Vatikan nisin 9 ditë zie. Më pas do të mblidhet konklava papnore, që do të zgjedhë pasuesin e Jose Maria Bergolio në krye të Kishës Katolike Romake.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani ishte sot pjesë e delegacionit zyrtar nga Shqipëria që mori pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut në Vatikan.
“Sot, në Vatikan, i japim lamtumirën Atit të Shenjtë, një udhëheqësi të paqes dhe një njeriu me dashuri dhe shërbim të jashtëzakonshëm për njerëzimin.”, shkruan Ministri Hasani në një publikim në rrjete sociale ndërsa vlerëson gjithashtu figurën e Papa Françeskut:
“Papa Françesku dëgjoi me zemër, qëndroi pranë më të brishtëve dhe udhëhoqi me shembull — gjithmonë duke zgjedhur forcën e butë të mëshirës dhe fuqinë e heshtur të përulësisë.
Fotografi i mediave të Vatikanit, Petrit Kozeli thotë se Sekretari i Papa Françeskut, e ka vizituar në banesën e tij për Pashkët dhe për Krishtlindjet. Në një intervistë për ABC News, Kozeli u shpreh se ai i solli një dhuratë të dërguar posaçërisht nga Papa Françesku. “Një nga sekretarët e Papës, kishte herë pas here kontakt me mua telefonik. Erdhi 3 herë në shtëpinë time, që të festonim Pashkët dhe Krishtlindjet. Por kishte ardhur për të më dhënë edhe hduratën e Papës. Ishte rozaria, një kartolinë e bukur dhe një kalendar i tij personal. Na mbushi me habi dhe krenari. Të gjitha italianët që më kanë parë këtu, ishin si të hutuar. Mendonin se mos ishte fake news dhe nuk arrinin dot ta besonin. Një lëvizje kaotike e njerëzve. Papa kishte përkushtim të thellë ndaj të varfërve. Fjalët e tij depërtonin drejtpërdrejt në zonat tona. Jetën ia kushtoi vetëm paqes”, theksoi ai.
Takimi me Trump, ka ‘potencialin të bëhet historik’- kështu është shprehur Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me Presidentin e SHBA, Donald Trump në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Ai thotë se “takimi shumë simbolik” ka “potencialin të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta”.
Fotografi i mdeiave të Vatikanit, Petrit Kozeli thotë se është frymëzuar nga mesazhi i Papa Françeskut, i cili bënte thirrje për paqe në botë.Në një intervistë për ABC News, Kozeli u shpreh se bëri dy palë këpucë, një me flamurin italian dhe një me flamurin shqiptar, me mesazhin, “ecim së bashku drejt paqes”. Kozeli rrëfeu edhe takimin që pati me Papa Françeskun vite më parë.
Ora 12:55 Trupi i Papës mbërrrin në Romë, Françesku refuzoi të varrosej në Vatikan
Trupi i pajetë i Papa Françeskut mbërriti në Romë. Ati i Shenjtë do të prehet në bazilikën Santa Maria Maggiore. Ai është Papa i parë që nga Leo XIII, i cili vdiq në vitin 1903, që varroset jashtë Vatikanit. Sa herë që Françesku kthehej në Romë pas një udhëtimi jashtë vendit, ai gjithmonë vizitonte Santa Maria Maggiore. Papa Françesku ishte veçanërisht i përkushtuar ndaj Virgjëreshës Mari, dhe Santa Maria Maggiore ishte kisha e parë kushtuar asaj kur u ndërtua në shekullin e 4-të.
Ora 12:52 FOTO/ Presidenti Begaj në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun krah homologut gjerman e italian
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun. Shërbesa u mbajt përpara Bazilikës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Presidenti Begaj iu bashkua ceremonisë krahas udhëheqësve botërorë së bashku me delegacionin shtetëror që kryeson, të përbërë nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, Adea Pirdeni dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj.
Në një lidhje të drejpërdrejtë me ABC News teologu Dhimitër Qosja, tha se Papa Francesku tregoi një thjeshtësi një botë më shpirtërore ndoshta i ndikuar dhe rritur në një mjesit ku kemi të bëjmë me komunitete të ndryshme fetare. “Dëshmoi virtyte të jashtëzakonshme të qenies njerëzore pët të cilat kemi nevojë. Moment pikëllues për botën mbarë. Ishte një lider, një zë për njerëzit në nevojë, një personalitet që dëshmoi për një hapje të kishës katolike, dinjiteti njerëzor ka vlerë në botën ku jetojmë. Papa ka treguar vërtetë, një thjeshtësi një botë më shpirtërore ndoshta i ndikuar dhe rritur në një mjesit ku kemi të bëjmë me komunitete të ndryshme fetare.
Ora 12:37 Vatikani: 250 mijë njerëz janë mbledhur për funeralin e Papa Françeskut
Qindra mijëra njerëz mbushën rrugët për funeralin e Papa Franceskut. Në një përditësim të shifrave, Vatikani ka konfirmuar se 250,000 njerëz po marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në dhe përreth Sheshit të Shën Pjetrit.
Ora 12:27 Udhëtimi i fundit i Papa Françeskut/ Lë përjetësisht Vatikanin, drejt kishës Santa Maria Maggiore
Mesha funerale për Papa Françeskun sapo ka mbaruar. Arkivoli që mbante Papën tani do të mbartet në një procesion të ngadaltë drejt kishës së Santa Maria Maggiore në Romë, ku sipas amanetit do të prehet Papa. Procesioni do të niset nga Qyteti i Vatikanit, duke ndjekur një rrugë prej 6 km mbi lumin Tiber. Më pas do të kalojë nëpër Romën qendrore deri në Piazza Venezia, duke kaluar pranë Koloseut, përpara se të kthehet në veri për të mbërritur në Santa Maria Maggiore.
Ora 12:20Françesku lë përjetësisht Vatikanin, Këmbanat përcjellin Papën, do varroset në një kishë në Romë
Mesha funerale për Papa Françeskun sapo ka mbaruar. Arkivoli që mbante Papën tani do të mbartet në një procesion të ngadaltë drejt kishës së Santa Maria Maggiore në Romë, ku sipas amanetit do të prehet Papa. Procesioni do të niset nga Qyteti i Vatikanit, duke ndjekur një rrugë prej 6 km mbi lumin Tiber. Më pas do të kalojë nëpër Romën qendrore deri në Piazza Venezia, duke kaluar pranë Koloseut, përpara se të kthehet në veri për të mbërritur në Santa Maria Maggiore.
Ora 12:17 Lamtumirë Papa Françesku/ Studiuesi Palnikaj për ABC News: Do mbahet mend si një Papë reformator
Në një lidhje nga Bazilika ‘Santa Maria Maggiore’, studiuesi Mark Palnikaj tha për ABC News tha se Papa Françesku do të mbahet mend si një Papë reformator që solli ndryshime në mentalitetin kishtar. “Janë mbledhur me qindra mijëra njerëz që kanë ardhur për t’I bërë nderimet e fundit Papa Francçeskut. Janë mbi 200 delegacione nga vende të ndryshme të botës. Këtu me këtë rast masat e sigurisë janë të jashtëzakonshme, për të mos ndodhur gjëra të padëshiruara, ka masa të shtuara nga të gjitha llojet.” tha ai.
Ora 12:11 – Lëvizet arkmorti i Papa Françeskut, trupi i pajetë i Atit të Shenjtë dërgohet në bazilikën “Santa Maria Maggiore”
Ora 12:06 FOTO/ Takimi Trump-Zelensky në Vatikan, dy presidentët përballë njëri-tjetrit
CNN ka publikuar fotot e takimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Bazilikën e Shën Pjetrit të shtunën. Fotot, të publikuara nga presidenca e Ukrainës, tregojnë presidentët të ulur ballë për ballë në një zonë të zbrazët të bazilikës. Shtëpia e Bardhë i përshkroi bisedimet e tyre si “produktive”.Një tjetër imazh tregon liderët të shoqëruar nga kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Ora 11:35 ‘Paqe’ në sheshin Shën Pjetër/ Shumë shtrëngime duarsh, përfshirë Trump dhe Macron
Si shenjë paqeje, njerëzit në turmë inkurajohen të shtrëngojnë duart me ata që janë pranë tyre. Në seksionin e delegacioneve në Sheshin e Shën Pjetrit, Presidenti Trump mund të shihet duke shtrënguar duart me ata që janë më afër tij – përfshirë Presidentin Francez Emmanuel Macron.
Në studion e ABC News, analisti Frrok Çupi komentoi edhe takimin Trump – Zelensky para nisjes së ceremonisë së lamtumirës për Papa Franceskun në Vatikan.
“Papa nuk e pranonte dot në vizionin e tij që dikush më i fuqishëm të godasë më të dobtin. Diplomacia e tij e ngriti në shkallë më të lartë rolin e Vatikanit dhe rolin e Papës
Pjesa e nderimit është gjë tjetër, sot mblidhen te autoriteti më i madh që ka bota. Sot, e dinë të gjithë vetë Trump para se të shkojë në ceremonial më parë takoi Zelensky për të biseduar, por edhe teoritë konspirative të këtyre ditëve, se thellë në Vatikan është një familje që qeveris botën.
Ora 11:20 Takimi Trump-Zelensky në Vatikan/ Shtëpia e Bardhë: Patën një diskutim shumë produktiv
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump dhe Zelensky u takuan privatisht dhe patën një “diskutim shumë produktiv”, duke shtuar se më shumë detaje do të jepen më vonë, raporton BBC.
Takimi u zhvillua brenda Bazilikës së Shën Pjetrit pasi ata i bënë homazhe Papës, sipas Rai TV të Italisë, në vend që të ndodhte në ambasadën amerikane siç pritej.
Kjo është hera e parë që ata takohen që nga ai takim i ‘stuhishëm’ në Zyrën Ovale në fund të shkurtit, kur Zelensky u akuzua se nuk tha falënderime për ndihmën e SHBA-së për Ukrainën.
Analisti Frrok Çupi thotë se Papa Françesku është personaliteti më i ndritur i Vatikanit. Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se Françesku la gjurmë në rrugën e Vatikanit dhe shtoi se do të mbahet mend për shumë kohë.
Ora 11:04 Fjalimi për lamtumirën e Françeskut/ Kardinali Giovanni Battista Re: Ishte një papë mes njerëzve.
Françesku ishte një “papë mes njerëzve, me zemër të hapur ndaj të gjithëve”, tha kardinali Giovanni Battista Re ndërsa predikimi vazhdonte. “I pasur në ngrohtësi njerëzore dhe thellësisht i ndjeshëm ndaj sfidave të sotme, Papa Françesku ndau vërtet ankthet, vuajtjet dhe shpresat e kësaj kohe të globalizimit”, tha Re, shkruan CNN.
Ora 10:58 FOTO/ Delegacionet ndërkombëtare në shesh Shën Pjetër i japin lamtumirën Papa Françeskut
Sytë e të gjithë Botës janë sot në sheshin Shën Pjetër në Vatikan ndërsa i jepet lamtumira e fundit Papa Francëskut, i cili u nda nga jeta të hënën e kësaj jave, 21 prill, në moshën 88 vjecare.
170 delegacione ndërkombëtare marrin pjesë në ceremoninë mortore në Vatikan.
Ora 10:53 Vatikani: 200 mijë njerëz janë mbledhur për funeralin e Papa Françeskut
Autoritetet e Vatikanit thonë se rreth 200,000 njerëz janë mbledhur për funeralin e Papa Françeskut, shkruan CNN. Papa Françesku zgjodhi të ndiqte një “rrugë të vetëdhënies deri në ditën e fundit të jetës së tij tokësore”, tha Kardinali Re në predikimin në funeralin e papës së ndjerë. “Imazhi i fundit që kemi për të, i cili do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë, është ai i të dielës së kaluar, të dielën e Pashkëve, kur Papa Françesku, megjithë problemet e tij të rënda shëndetësore, donte të na bekonte nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit”, tha Re.
Ora 10:47 Kardinali Giovanni Battista Re: Papa Françesku zgjodhi të ndiqte rrugën e vetëdhënies deri në fund
Papa Françesku zgjodhi të ndiqte një “rrugë të vetëdhënies deri në ditën e fundit të jetës së tij tokësore”, tha Kardinali Re në predikimin në funeralin e papës së ndjerë. “Imazhi i fundit që kemi për të, i cili do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë, është ai i të dielës së kaluar, të dielën e Pashkëve, kur Papa Françesku, megjithë problemet e tij të rënda shëndetësore, donte të na bekonte nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit”, tha Re. Në paraqitjen e tij të fundit një ditë para vdekjes së tij, Françesku dha bekimin tradicional të Pashkëve nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit përpara turmave të gëzuara, shkruan CNN.
Ora 10:43 Trump – Zelensky takohen para fillimit të funeralit të Papa Francesku.
Zelensky u takua me Trumpin para fillimit të funeralit për Papa Franceskun në Vatikan.
“Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me Donald Trumpin para shërbimit”, njoftoi zëdhënësi i Zelensky, Serhiy Nikiforov, i cituar në mediat ukrainase.
Ora 10:38 Lamtumirë Papa Françesku/ Dom Mark Pashkja: La pas një trashëgimi jo të vogël
Zëdhënësi i Kishës Katolike, Dom Mark Pashkja tha se Papa Françesku la pas një trashëgimi jo të vogël. Në një intervistë për ABC News, Pashkja u shpreh se Françesku shprehu afërsi me vende të vogla dhe shtoi se Papa nuk kishte dallim besimi te njerëzit
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon, një këngë të shkurtër muzikore dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht. Një Libër i hapur i Ungjijve është vendosur mbi arkivolin e mbyllur të Papa Françeskut. Një shenjë e kohës, shumica e turmës ngre telefonat celularë mbi kokat e tyre kur fillon shërbimi.
Ora 10:07 Lamtumirë Papa Françesku/ Rrugëtimi i fundit i Atit të Shenjtë nis nga bazilika e Shën Pjetrit
Gjithçka gati në Vatikan për funeralin solemn të Papa Françeskut. Ceremonia do të drejtohet nga kardinal Xhovani Batista Re, në sheshin Shen Pjetër, të mbushur me mijëra besimtarë që në orët e para të mëngjesit. Qindra liderë botërorë kanë mbërritur për të marrë pjesë në funeral.
Ora 10:03 Ceremonia mortore për Papa Françeskun, bien këmbanat në sheshin e Shën Pjetrit
Këmbanat e Bazilikës së Shën Pjetrit po bien ngadalë. Një heshtje ka rënë mbi shesh, ku janë mbledhur rreth 250,000 njerëz. Më shumë se 50 krerë shtetesh marrin pjesë në funeralin e sotëm, shkruan CNN. Papa Françesku do të përcillet të shtunën për në banesën e fundit.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania kanë mbërritur në sheshin e Shën Pjetrit për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, shkruan BBC. Papa Françesku do të përcillet të shtunën për në banesën e fundit në orën 10 të mëngjesit. Më shumë se 200 mijë njerëz pritet të jenë këtë fundjavë në Funeralin e Papa Franceskut në Vatikan ky mes tyre më shumë se 170 delegacione ndërkombëtare.
Ora 09:13 Funerali i Papa Françeskut/ Ish-presidenti amerikan Biden mbërrin në sheshin e Shën Pjetrit
Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në sheshin e Shën Pjetrit së bashku me gruan e tij Jill Biden, për funeralin e Papa Françeskut.Biden do të ulet me pjesën tjetër të delegacionit nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Presidentin aktual të SHBA Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump, shkruan CNN. Duke qenë se delegacionet do të vendosen sipas rendit alfabetik në frëngjisht, ato në delegacionin e SHBA – të njohur si “États-Unis” – do të vendosen pranë atyre që përfaqësojnë Estoninë dhe Finlandën.
Ora 08:39 Mijëra njerëz mblidhen në sheshin e Shën Pjetrit përpara funeralit të Papa Françeskut
Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, ku do të fillojë funerali i Papa Françeskut.
Vatikani thotë se deri në një çerek milion njerëz mund të dynden në shesh dhe një milion të tjerë do të kalojnë rrugën përmes Romës, shkruan CNN.
Ora 08:11 Ditë zie për Papa Françeskun/ Rama: Nderojmë Atin e Shenjtë, një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë.
Shqipëria e ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare, për nder të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi një video të Atit të Shenjtë në Vatikan, Rama u shpreh se Papa ishte një mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë.
Komente