(FOTO: Pamje nga luymi i Vjosës në Urën e Mifolit)

Shiu i papushimtë i tre ditëve ka zbritur edhe në Jug me dëme.  Lumi i Vjosës që përshkon gjithë gjërësinë e hartëës së vendit që nga Tre Urat në Përmet e deri në Adriatik, ka mbledhur ujëta gjiganë dhe po del nga shtrati.

Nata kaloi si kaloi, fatmirësisht pa lajme të këqija.

Mëngjesi e ka zbuluar Vjosën tek po del nga Shtrati

Po përmbytët Ura e famshme e Mifolit që ndan Vlorën nga Fieri. Rruga e Selenicës është përmbytur gjatë natës, gjë që ka bllokuar Vlorën edhe në drejtim të Tepelenës e Gjirokastrës.

E vetmja gjë që mund të bëhet para kësaj situate është qëndrimi larg ujërave, largimi nga brigjet e Vjosës dhe kujdesi për jetën e njerëzve. Ministri i Bujqësisë, Panariti, ka bërë të njëjtën thiirje për banorët buzë Vjosës. “Familjarët dhe bizneset të largohen nga brigjet eVjosës- ka thënë ministri- që të shpëtojmë gjë më të shtrentë, jetën e njerëzve”

Situata e motit pritet të mos ketë përmirësim.

/Veritas.com.al/