Rudina Hajdari, gjatë zhvillimit të tryezës pë reformën zgjedhore, u shpreh se nëse do të largohen do të sillen si PD-ja, ndërsa shtoi se kjo është anija e fundit e tyre dhe nëse do të bojkotojnë sërish do të fundosen.

Deputeti Adriatik Alimadhi i kërkoi Rudina Hajdarit si bashkë-kryetare e reformës zgjedhore që të largohet nga tryeza dhe që votat e 39 deputetëve të opozitës në Kuvend të kushtëzohen me kodin e ri zgjedhor.

“Ju kërkoj të tërhiqemi nga ky takim dhe 39 deputetët të kushtëzojnë të gjitha lëvizjet derisa të marrë prioritet ndryshimi në kodin zgjedhor” tha ai.

Por Rudina Hajdari u shpreh se nëse do të largohen do të sillen si PD-ja, ndërsa shtoi se kjo është anija e fundit e tyre dhe nëse do të bojkotojnë sërish do të fundosen. “Nëse ikim po sillemi si ata. Kjo është anija e fundit, nëse ata do të ikim ju siguroj që do të fundosen në fundin e historisë” tha ajo.

Veritas.com.al/