Ish-prokurorja amerikane, Kimberly West, do të jetë kryeprokurorja e re në Dhomat e Specializuara në Hagë që trajton krimet e luftës në Kosovë.
Sipas Zërit të Amerikës, West do të zëvendësojë në këtë detyrë ish-kryeprokurorin Jack Smith, i cili në nëntor të vitit 2022 u emërua Prokuror i Posaçëm për hetimet ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata dënoi me 26 vjet heqje lirie ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, nën akuzat për vrasje dhe torturë në një qendër paraburgimi gjatë luftës në Kosovë.
Në fillim të muajit prill, nisi procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre ish-zyrtarëve të lartë politikë, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, të gjithë ish-udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën akuzat për krime lufte, dje krime kundër njerëzimit. Ata akuzohen për veprat përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.