Pak ditë pasi investitori libanezo- amerikan Faad Mitri u dhunua nga “persona të panjohur” ende, në rrugën mes Tiranës dhe aeroportit, ai ka vendosur të transferojë biznesin e tij jashtë Shqipërisë dhe të largohet përgjithmonë.
Lajmi është bërë i ditur nga bashkëpunëtorët e tij në kompaninë OMNIX.
Kompania Omnix do të fillonte punimet për ndërtimin e një resorti luksoz turistik në Gjirin e Lalzit, që arrinte vlerën prej 1.5 miliardë euro. Vetëm në fazën e parë, investimi arrinte në 250 milionë euro.
Dhuna barbare që u ushtrua ndaj tij u shoqërua edhe me kërcënimin: “Largohu nga Shqipëria”. Autorët? Opozita dhe disa media e drejtuan gishtin drejt qeverisë dhe bashkëpunëtorëve të saj në krim. Interesi i autorëve të krimit është që të marrin në dorë biznesin e nisur nga OMNIX.
Sot ka reaguar edhe ish- kryeministri i Republikës, Sali Berisha, i cili kishte firmosur fillimin e investimit nga kompania Omnix
Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaron se largimi i një investitori të rëndësishëm si “Omnix” nga Shqipëria, pas dhunës mbi administratorin Faad Mitri, është i nxitur nga mafia qeveritare: Nga “kompania e Kapernit të Kavajës” sipas tij, e cila drejtohet nga Kryeministri, vëllai i tij Olsi Rama dhe biznesmeni Besnik Sula për t’i përvetësuar ato 40 ha tokë”.
Kjo është akuza që bën ish- kryeministri
“Investitori i huaj që e torturoi mafia qeveritare ne Rinas, largohet nga Shqipëria, – nënvizon Berisha në rrjetet sociale. – Mediat njoftojnë se u largua nga Shqipëria me kompaninë që përfaqësonte “Omnix”, Faad Mitri investitori aktual strategjik më i madh.
Largimi tij është një largim i detyruar nga mafia e lidhur me kreun e meduzës apo Al Kaponen, Edi Ramën, e cila dy javë me parë, pasi e masakroi në prani të të shoqes dhe vajzës së tij, i dha ultimatumin “ose largohu, ose kokën”.
Largimi i kompanisë Omnix është një fitore e madhe e Al Kapones, pasi thuhet se Kompania e Karpenit të Kavajës “Na bashkon droga” e Olsi – Edi Ramës – Besnik Sulës do marrë tani edhe këto 40 hektarë në Gjirin e Lalzit. Kështu Al Kapone arriti një sukses të ri personal!”- përfundon Berisha.