Shefi Strategjist i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, është ndihmësi më i fundit i Presidentit Donald Trump që lë postin e tij.
Sekretare e Shtypit, Sarah Huckabee Sanders konfirmoi se të Premten ishte dita e fundit e Steve Bannon.
Largimi i tij bëhet pas një rishikimi që i beri stafit shefi i Stafit i Shtëpisë së Bardhë, John Kelly.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi përmes një deklarate nga Shtëpia sekretarja e shtypit Sarah Huckabee Sanders: “Shefi i Stafit i Shtëpisë së Bardhë, John Kelly dhe Steve Bannon kanë rënë dakort resiprokisht që dita e sotme të jetë dita e fundit e Steve. Ne jemi mirënjohës për shërbimin e tij dhe i dëshirojmë më të mirat”- shkruhet në deklaratë sipas Breitbart News.
Zoti Bannon, nacionalsit i krahut të djathtë dhe ish presidnet i Breitbart.com, formuloi mesazhin e Trump për fushatën elektorale “America First”.
Por kritikeët e akuzuan si anti-Semitik dhe për ndjenja nacionalizmi të bardhë.
Zoti Bannon është ‘ngrënë’ për influenca kundër këshilltarëve rivalë dhe familjes së Trump- sipas medias në Shtetet e Bashkuara.
Veritas.com.al/