(FOTO: Larry King- ish intervistues në CNN, tani në RT)/

Intervistuesi legjendar amerikan Larry King ka siguruar fansat e tij se nuk kishte pësuar vetë dëmtime pas protestave që kishin për objekt transferimin paqësor të pushtetit mes presidentit Barack Obama dhe presidentit të ri Donald Trump.

Protestuesit thyen vetëm xhamat e makinës- tha Larry King.

“Protestuesit në DC thyen xhamat e makinës sime SUV (që e kisha marrë me qera) dhe të shumë makinave të tjera”, shkruan në Tëitter Larry King. “Unë që po punoja në studio paradite, Ok; por shoferi im është  i tronditur”.

Larry King e ngriti rëndësinë e CNN për dy dekada me anë të programit të tij të njohur “Larry King Live”. Presidenti Trump, në mënyrë të përsëritur, ka akuzuar CNN për përhapje të informacioneve të pavërteta rreth fushatës së tij dhe reth tij personalisht; gj që pronari i CNN, Jeffrey Zuckerka thënë se CNN i është rritur besueshmëria.

Larry King, aktualist drejton një program në Televizionin “Russia Today” (RT)- një rrjet që kontrollohet nga Kremlini.

/Veritas.com.al/