Lidere e të djathtës ekstreme franceze, Marinë Le Pen, ka propozuar emër të ri për Partinë e saj ”National Rally” (Tubimi Kombëtar- mund të përkthehej në shqip) në vend të ‘National Front’ (Fronti Kombëtar’ në ëprpjekje për të përmirësuar imazhin e Partisë.

Ajo iu tha anëtarëve të Partisë se emri aktual ishte një “pengesë psikologjike” për votuesit.

Plani për të ndryshuar emrin e Partisë ishte miratuar nga një maxhorancë e  lehtë dhe anëtarët do të ftohen që të votojnë përsëri mbi propozimin.

Zonja Le Pen u mund në zgjedhjet presidenciale nga Presidenti Emmanuel Macron në raundin e dytë vitin e kaluar.

Që atëherë partia ka humbur votues dhe Marine Le Pen është vënë nën sulme nga babai i saj Jean-Marie Le Pen, që e themeloi partinë në vitin 1972.

Veritas.com.al/