Nga Lola Talik

 

Ndërsa pritet të dalë pas disa javësh dokumentari i prodhuar nga Leonardo DiCaprio, “Before The Flood”, është bërë publike spoti i tij.

 

Themelues i Leonardo DiCaprio Fondation, Leonardo DiCaprio është ndoshta aktori më i famshëm i kinemasë i angazhuar në kauzën ekologjike. Dhe nëse nuk heziton të marrë fjalën për të mbrojtur kauzën mjedisore gjatë aktiviteteve të mëdha, apo më drejtpërdrejtë në OKB, aktori nuk ndalet me kaq.

 

Për këtë arsye, ai është edhe producenti i dokumentarit “Before The Flood” premiera e të cilit është parashikuar në 21 tetor 2016.

Për një orë e gjysmë, “Before The Flood” analizon dhe shpjegon sfidat e ngrohjes klimatike. Një gjendje alarmante “që të gjithë e njohin, por që agravohet megjithatë nga dita në ditë”, ankohet aktori.

 

Duke i rënë kryq e tërthor botës, Leonardo DiCaprio tregon përmes pamjeve “chocs” dëmet e shkaktuara nga ngrohja klimatike, takohet me aktivistë, me shkencëtarë, si edhe me politikanë si Barack Obama, me qëllim që t’i japë përgjigje një pyetjeje: “Çfarë mund të bëjmë ne për ta ndalur këtë?”.

I

realizuar nga Fisher Stevens, autor i “The Cove”, i vlerësuar me çmimin Oscar për dokumentarin më të mirë në 2010, “Before The Flood” do të dalë në sallat amerikane në 21 tetor 2016, dhe do të transmetorhet në kanalin National Geographic në 171 vende dhe në 45 gjuhë të ndryshme në 30 tetor 2016.