“Jam Ylber Gjinaj nga Fushë Arësi. Vjet më asht ba një atentat, deshën të më vrisnin, por kam shpëtuar falë Zotit. Dua ndihmën tënde pasi policia e Pukës dhe as prokuroria nuk e kanë vënë ujin në zjarr…”
Letra i drejtohet ish kryeministrit Berisha.
Autori i letrës dhe njeriu që pret vdekjen nga plumbat e dikujt në Fushë Arës, është një i ri. Pas atentatit me armë ai u largua nga vendi për të shpëtuar jetën. Por e ka të panatyrshme dhe të pamundur të jetojë pa familjen. Kërkon ndihmë për jetën.
I riu thotë se nuk mbrohet as nga shteti, as nga policia. “Atentatorët janë kushërinj me shefin e komisariatit të Policisë në Pukë”, shkruan ai.
Ylber Gjinaj, siç e shpall ai emrin e tij (në qoftë se nuk e fsheh për shkak sigurie) ka mundur të marrë edhe videon nga Komisariati i Policisë, duke përdorur miq ose para. Video është reale, e regjistruar në momentin kur agresorët e ndjekin duke qëlluar me pistoleta për ta vrarë.
/Veritas.com.al/
/Në këtë qytet e pret vdekja ose jeta djalsohin që e kërcënojnë me plumba/