Shefi i Inteligjencies së Brendshme të Gjermanisë, Hans-Georg Maassen, i është kërkuar dorëheqja nga posti dhe kthimi atje nga ka ardhur, në ministrinë e brendshme.
Vendimi i qeverisë erdhi mes skandaleve mbi përgjigjen e Maassen rreth rebelimit të fundit të të djathtës ekstreme në Chemnitz.
“Gjuetia’ anti- emigrantëve u raportua që në 26 gusht pasi një burrë gjerman u vra në grindje me emigrantët.
Zoti Maassen shprehu dyshime nëse njerëzit me pamje të huaj duheshin ndjekur. Kancelarja Angela Merkel u detyrua që ta largonte nga detyra.
Zoti Maassen do ta lërë shërbimin e spiunimit BfV dhe do të bëhet sekretar shteti në ministrinë e brendshme.
Lëvizja e tij është një kompromis mes zonjës Merkel dhe partnerëve të saj në koalicion- Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, i partisë së djathtë Bavareze CSU, dhe i qendrës së majtë Social- Demokrate (SPD) Andrea Nahles.
Veritas.com.al/