(FOTO: Ura e shembur mbi shtratin e vjeter te lumit Drin)/

Lezha dhe zona përreth po përjetojnë ‘vuajtjen’ pas ditëve të të ftohtit siberian, që sapo kaluan.

Në Shëngjin, një erë e fuqishme dhe deti i trazuar kanë nisur që mbrëmë të shkulin pishat në bregdet. Pamja duket si në filmat ‘horror’.

Ujërat e shiut dhe të borës që po shkrihet, po vërshojnë kudo dhe shkaktojnë rrezik

Një urë mbi lumin Drin në Lezhë është shembur duke bllokuar mijëra banorë të zonës. Ura e shembur mbi lumin Drin mësohet se lidh zonën e Maben me Barbullushin.

Shembja e urës ka ardhur nga prurjet e shumta te lumit. Si pasojë janë bllokuar mijëra banorë në këto zona, duke paralizuar dhe bujqësinë.

Veritas.com.al/