Organizata e homoseksualëve në Shqipëri (LGBT) ka denoncuar sot një listë me katër politikanë të rrezikshëm që kanë folur kundër këtij komuniteti.
Mes tyre janë Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane, Mesila Doda deputete e PDIU, Tritan Shehu, deputet dhe ish- kryetar i PD, si dhe Eduard Ndocaj i mbiquajtur edhe ‘deputeti Kaubojs”.
Këta janë shpallur si ‘grup i rrezikshëm’ për LGBT. Kjo organizatë harron se tre nga këta deputetë i përkasin besimit katolik dhe vijës politike demokristiane- që siç dihet botërisht, janë kundër ‘martesave gay’. Ashtu si anëtarët e LGBT kërkojnë disa të drejta, edhe këta deputetë mbrojnë pikëpamjet e veta mbi botën njerëzore.
LGBT thotë se në radhët e veta ka mbi 100 mijë anëtarë, duke kërcënuar se nuk do të japin vota për këtë grup. Ata gjithashtu bëjnë këtë listë me ‘të rrezikshëm’ duke shkaktuar presion mbi politikën përmes rrugës.
Veritas.com.al/