Related image

Presidenti Trump tha se do t’i japë fund traditës Obama që uronte “Gëzuar Festat” (“Happy Holidays,”) dhe në vend të kësaj do të urojë “Gëzuar Krishtlindjet” ( “Merry Christmas”) për popullin Amerikan, raporton ‘The Conservative Fighters’

Dhe liberalët tani janë të zemëruar pasi Melania Trump zbuloi “planin sekret” për Krishtlindjet në Shtëpinë e Bardhë.

Melania është ëprgjegjëse për gjithë planet e Kkrishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, që nga ndezja zyrtare e dritave të pemës, dekorimi dhe deri te argëtimet për festimet. Dhe ajo ka zgjedhur një ‘motiv’ për të nderuar traditën e Jacqueline Kennedy.

Ish- first lady, Michelle Obama, si motiv në Krishtlindjet e kaluara në Shtëpinë e Bardhë zgjodhi “The Gift of the Holidays,” që ajo e përshkroi si “reflekse jo vetëm ëpr bashkimin e dhënies dhe marrjes, por gjithashtu edhe si një dhuratë e vërtetë për jetën, siç janë shërbesa, miqtë e familja, edukimi dhe shëndet i mirë”.

Familja  Obama theu traditën e një skene me lindjen e Kkrishtit dhe në vitin 2015 ish presidenti Obama e ndaloi këtë lloj skene në gjithë ambientet e federatës.

Ndërsa tani, ‘first lady’ Melania Trump bën surprizën përmes medias sociale Tëitter se korrigjon liberalët. “Ky vit broshura e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë ndodhet në printim. E mrekulluar që po pres pemën e bukur të të Hënës dhe Krishtlindjet Tradicionale”, shkruan ajo.

Veritas.com.al/