Ngjarja ndodhi dje në rreth orës 22:40 në lagjen “Shkumbin” në Librazhd.

Çifti pas xhiros së mbrëmjes në shëtitoren e qytetit është kthyer në apartamentin ku jetonin vitet e fundit, në një pallat në qendër të qytetit.

Mësohet se në banese nuk ka qenë as djali, por ka ardhur në momentin kur e ëma po jepte shpirt; ndërsa vajza ndodhej në Tiranë.

Pak minuta pasi janë futur në dhomën e tyre, në rrethana ende të paqarta, ka ndodhur krimi. Të paktën 15 thika janë konstatuar nga policia  të ngulura mbi gjoksin e 49-vjeçares.

Pas thirrjeve paraprake për ndihmë aty kanë mbërritur fqinjët të cilët kanë gjetur në gjendje shoku djalin e çiftit Gjokola.

Vetë burri që mund të ketë vrarë gruan, është hedhur nga kati i katërt i banesës dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Veritas.com.al/

https://youtu.be/vmcgcnXkIOo