(FOTO: Fshati Zdrajsh ku ndodhi ngjarja)/

Akoma pa nisur ndonjë lëvizje për njohjen e marrëzisë, të marrët po bëjnë kërdinë me aktet e tyre makabre kundër të tjerëve. Ekzaminimi i tyre as ka nisur dhe as ka ndonjë dritë jeshile.

I fundit është akti i një fshatari në Zdrajsh të Librazhdit, i cili njihet nga fshati si njeri me probleme mendore. Sot në mëngjes ka dalë nga shtëpia dhe në mënyrë ‘normale’ ka vrarë me sëpatë bashkëfshatarin që po pastronte kanalin e ujërave rreth shtëpisë.

Mësohet se viktima është Idriz Byci, ndërsa autori i ngjarjes është një bashkëfshatar i tij. Policia po punon për kapjen e të dyshuarit F. A., rreth 50 vjeç që, edhe sipas policisë,  dyshohet të jetë i sëmurë mendor

Veritas.com.al/