Disa liderë të botës, duke përfshirë presidentin Rus Vladimir Putin, ditën e Hënë bënë homazhet e fundit në respekt të ish- presidentit Jacques Chirac teksa Franca mbajti ditë zie kombëtare për ish kryen popullor të shtetit.

Putin dhe liderë të tjerë të botës iu bashkuan presidentit Emmanuel Macron për shërbimet e funeralit në kishën e Saint-Sulpice në Paris, një ditë pasi afro 7,000 njerëz u vunë në radhë për të përcjellë arkivolin e Chirac për te monumenti i Invalidëve.

Vdekja e Chirac ditën e Enjte, në moshën 86 vjeç shkaktoi një vërshim homazhesh për politikanin e qendrës së djathtë karriera e të cilit u shtri në katër dekada, duke kryesuar 12 vjet si president i Francës nga viti 1995 deri në 2007.

Veritas.com.al/