Sytë e gjithë Europës drejtohen sot dhe nesër drejt Tiranës. Këtë 15 maj, 47 liderë të Bashkimit Evropian dhe vendet partnere do të mbërrijnë në Tiranë, ku do të priten në një darkë nga Kryeministri Edi Rama një ditë para Samitit të Komunitetit Politik që do të mbahet më 16 maj.

Po gjatë ditës së sotme, kryeministri britanik Keir Starmer, do të nisë një vizitë zyrtare bilaterale, ku pritet të zhvillojë dhe një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama për të vijuar më pas me bisedimet mes dy delegacioneve.

Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës, Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash të cilat përfshijnë bllokime të akseve rrugore për automjetet e qytetarët.

Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së  delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” –  Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit –  Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

I.       KUFIZIME TE PJESESHME

Do të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit. Më datat 15.05.2025-16.05.2025, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve të automjeteve në akset rrugore:

1.       Hotel “MAK Albania” – Stadiumi “Air Albania” – Rruga “Dervish Hima” –  Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori”  -Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – aktivitet;

2.       Hotel “Marriot” – Rruga “Dervish Hima”- Rruga e Elbasanit- Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

3.       Hotel “Rogner” –  Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Rruga “Gjergj Filipi” -Rruga “Dervish Hima”, – Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

4.       Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet, Hotel Tirana Internacional në aktivitet;

5.       Hotel “Xheko Imperial” – Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Lek Dukagjini” -Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

6.       Hotel “Radison” – Rruga “Hamdi Garunja”-Rruga e “Ullishtes”-Rruga e liqenit të thatë-Unazë e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);

7.       Hotel “Hilton” – Bulevardi ”Gjergj Fishta”-Rruga  e Kavajës- Unaza e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

8.       Hotel “Ark Boutique” – Rruga “Ibrahim Rugova” -Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”-Rruga “Dervish Hima”,Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush” -Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);

9.       Hotel “Diplomat 1” – Rruga “Sulejman Delvina”-Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”- Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);

10.     Hotel “Holiday In”, Rinas – Mbikalimi në Qafë Kashar – Autostrada Tiranë-Durrës -Mbikalimi i Kasharit- kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës);

(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *