Qeveritë e Italisë, Francës dhe Gjermanisë kundërshtuan kategorisht, të Enjten ofertën e Presidentit Trump për rinegocimin e Marrëveshjes së Parisit mbi Klimën.
“Ne jemi të mendimit dhe besojmë fort se Marrëveshja e parisit nuk mund të rinegociohet, përderisa është një projekt jetik për planetin tonë, shoqërinë dhe ekonominë”- thanë liderët e tre vendeve europiane.
Më heret, të Mërkurën, presidenti Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga Marrëveshja e Parisit dhe se menjëherë duhet të fillojnë negociatat për të hyrë në terma që janë “të ndershme për Shtetet e Bashkuara”.
Veritas.com.al/