Presidenti i krahinës autonome Catalonia  të Spanjës ka dështuar në qartësimin nëse e ka shpallur pavarësinë në një letër dërguar Madridit.

Spanja ka shpallur të hënën afatin e fundit  për Carles Puigdemont që të bëjë të qartë atë që ka ndërmend, ose të pëballet me qeverisje direkte të krahinës.

Në vend të kësaj, lideri Catalan bëri thirrje për bisedime brenda dy muajve të ardshëm.

Zoti Puigdemont shpalli pavarësinë javën e kaluar pas një referndumi kontraversal- por menjëherë pezulloi deklaratën me qëllim që të hapë rrugën për bisedime.

Mendohet se pas kësaj Spanja do të caktojë një afat tjetër deri të Enjten për zotin Puigdemont që të ndërrojë mendje, para përpjekjeve për të rivendosur qeverisjen direkte nga Madridi.

Rajoni votoi për pavarësi në referendumin e 1 Teorit, por votimet u deklaruan të pa ligjshme nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Veritas.com.al/