(FOTO: Angela Merkel dhe Sebastian Kurz)/

Nga: William Cooke, The Spectator/

Kush është politikani më i rëndësishëm në Gjermani? Angela Merkel? Jo, është kancelari Austriak, Sebastian Kurz. Mbetet kolose në skenën botërore, por brenda  vendit, pushteti i saj është mjaft i rrënuar. Megjithatë sytë e gjermanëve janë drejtuar për të Kurz, lideri më i ri i kombit, është ai që po përpiqet të ndërtojë ura në çarjet mes centristëve dhe populistëve- dhe mes lindjes dhe perëndimit.

Pavarësisht nga diferencat e mëdha në moshën e tyre (Merkel është 63; Kurz është vetëm 31), kancelarët gjerman dhe austriak aktualisht kanë shumë gjëra të përbashkëta. Të dy janë lider të qendrës së djathtë mes kombeve të begatë të kombeve të Europës Qendrore, ku emigracioni po rrit shqetësime, dhe e djathta ekstreme është në rritje. Si njëri edhe tjetri, vitet e fundit, korrën fitoren e Pirros- njëri duke i dhënë fund liderit të njërës nga partitë më të mëdha,d he tjetri me vota të pamjaftueshme për të formuar qeverinë.

Megjithatë marrëdhëniet e tyre në këtë pikë të përbashkët mund të pranohen me vështirësi, Në Gjermani, Merkel nuk ka formuar akoma të ashtuquajturin “koalicioni i madh” me Social Demokratët, duke e mbajtur partinë e djathtë ekstreme të Gjermanisë, ‘Alternative für Deutschland’, jashtë parlamentit. Në Austri, Kurz ka shmangur Social- Demokratët dhe ka formuar një koalicion qeveritar me Partinë e Lirisë të krahut të djathtë të skajshëm.

Kurz shpreson se përgjegjësitë e qeverisë do të zbusin Partinë e Lirisë. Nëse ai ia del, atëherë kjo do të jetë një implikacion i thellë për Gjermaninë. Kjo do të tregojë se Kristian Demokratët duhet të ndërtojnë ura me të djathtën populiste të Gjermanisë. Dhe vetëm atëherë do të dëshmohet se strategjia centriste e Merkel, me siguri ka ardhur në ditën e vet…

(Vijon)

Veritas.com.al/