Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka deklaruar gjatë fjalës në Samitin e Liderëve Perëndimor se Tirana është tashmë pikë takimi për gjithë rajonin.

Ai ka theksuar se plani i rritjes ekonomike është ambicioz dhe ka ngelur gjysma e kohës për të vënë në zbatim prandaj kjo arrihet në rast se institucionet ekonomike s tregohen të shpejtë.

“Faleminderit shumë kryeministër. Jam shumë i lumtur që rikthehem në Tiranë, e cila është kthyer tashmë në një pikë takimi për të gjithë rajonin. Edhe pse ne jemi në fund të mandatit, duam që plani jonë ambicioz të jetë drejt rritjes. Ky plan ka mundësi të kontribuojë në të mirat që mund të përfitojnë vendet e Ballkanit. Disa vende mund të arrijnë 100% të zhvillimit, ndërsa disa të tjerë 60%. Ajo që ne kemi përpara është shumë më shumë se kaq, por që të ecim përpara do të thotë që rajoni të ecë përpara vetë shpejtësi dhe të arrihen rezultate. Kërkesa ime e tretë ose dëshira që dëshiroj të shpreh këtu përpara jush është për partnerët tanë të institucioneve financiareve që përveç 30 miliard eurove, ne kërkojmë që të na jepni dhe 6 miliardë euro. Duam që 19% e atyre që do të ofrohen në rajon do të merren brenda vitit 2027. Kjo di të arrihet nëpërmjet ekonomisë dhe këto do të arrihen në rast se ju si institucione ekonomike si BERZH tregoheni të shpejtë”, tha Varhelyi./