Udhëheqësi Suprem i Iranit ka thyer heshtjen pas sulmeve amerikane.

Ajatollah Ali Khamenei ka bërë deklaratën e tij të parë që kur Amerika bombardoi tre objekte bërthamore në Iran, shkruan skynews.

Ai tha se “ndëshkimi vazhdon” kundër Izraelit – me sulme të reja me raketa që ndodhën gjatë natës.

Udhëheqësi suprem u shpreh: “Armiku sionist ka bërë një gabim të rëndë, ka kryer një krim të madh; duhet të ndëshkohet dhe po ndëshkohet; po ndëshkohet tani.”

Izraeli së fundmi nisi sulme të reja ajrore duke synuar infrastrukturën ushtarake në qytetin Kermanshah të Iranit perëndimor, kanë njoftuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Më parë, Nour News, e lidhur me shtetin iranian, raportoi se Izraeli kishte goditur Parchin, një kompleks të madh ushtarak në juglindje të Teheranit, në një sulm gjatë orëve të para të së hënës.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *