Qeveria hungareze ka kaluar një ligj mbi organizatat jo qeveritare që financohen nga jashtë, siç janë edhe oganizatat dhe ondacioni i financuar nga George Soros.

Ligji nënkupton rregulla më të forta dhe trasparencë në fiunancime.

Ligi i ri u kalua në Parlament me 13 vota po përballë 44 kundër. Sipas ligjit do të pranohen organizatat dhe financimet që kapin shifrën 7.2 milion fiorina hungareze (26,000 dollarë) në vit, si mbështetje nga jashtë për organizatat.

Unioni i Lirive Civile Hungareze ka shprehur mospranimine ligjit dhe ka deklaruar për mosbindje civile- raporton gazeta Budapest Business Journal.

Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs e mbrojti ligjin e ri duke thënë se qeveria është paraqitur në ‘European Commission for Democracy through Laë’ i njohur si Komisioni i Venecias, i cili nuk ka parë ndonjë problem me ligjin.
Komisioni i Venecia shkroi një raport ku thotë “se e konsideron një ligj të nevoshëm në interes të sigurisë kombëtare, për ruajtjene publikut, për ta ruajtur shoqërinë nga krimi, etj”.

Veritas.com.al/