Presidenti i Ukrainës firmosi një akt që imponon ligjin e luftës në rajonet kufitare ditën e Mërkurë, teksa po rriten tensionet mbi mbajtjen nga Rusia të anijeve të kapura të Ukrainës. Presidenti Trump kërcënon se do të anulojë takimin me presidentin Putin.

Zëdhënësi i presidentit Petro Poroshenko konfirmo se presidenti ka firmosur aktin, i cili përmban ligjin e luftës për 30 ditë në 10 rajone kufitare me Rusinë, në Detin e Zi dhe në detin Azov.

Kjo lëvizje erdhi pasi Poroshenko paralajmëroi ngritjen e forcave Ruse në kufijtë e Ukrainës, duke përshkallëzuar krizën më të rrezikshme në vite mes fqinjëve në ish- Bashkimin Sovjetik.

Qeveritë perëndimore kanë akuzuar Rusinë se ka vepruar ilegalisht në kapjen e tre anijeve dhe Trump ka thënë se po e mendon anulimin e bisedimeve të planifikuara me Putin gjatë kësaj jave në samitin e G20 në Buenos Aires.

Trump tha se do ta marrë vendimin përfundimtar pasi të dëgjojë një raport nga këshilltarët e sigurisë kombëtare mbi incidentin e fund-javës.

“Kjo do të jetë shumë vendimtare”, tha Trump për ‘Washington Post’. “Ndoshta unë nuk do të shkoj në takim”.

Veritas.com.al/