Lihet në burg Arjan Tase, ish-shefit të komisariatit të Policisë së Himarës, i cili tri ditë më parë, aksidentoi për vdekje një vajzë 7-vjeçare në bregdetin e plazhit të Potamit në Himarë.
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish shefin e Komisariatit Arjan Tasen, i akuzuar për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia teksa drejtonte gomonen në plazhin e Potamit në Himarë. Ndaj tij rëndon akuza ‘vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte’ dhe jo “vrasje nga pakujdesia”, që ishte akuzuar më herët. Me akuzën e re të ngritur nga organi i akuzës, Tase rrezikon nga 10-20 vite burg, e jo gjobë-5 vite burg siç ishte raportuar më herët.
Në seancë Tase ka pranuar krimin dhe ka deklarurar se nuk do ta ankimojë, teksa i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe i ka kërkuar falje.