Linda Halimi fatkeqësisht nuk ia ka dalë të kalojë raundin e katërt të “American Idol”. Një lajm të tillë ka qenë vetë Linda ajo që e ka bërë të ditur, falë një video të postuar në Facebook-un e saj. “Dy zëra të fuqishëm, por vetëm njëra mund të vazhdojë garën” kanë qenë këto fjalët e fundit të jurisë, më konkretisht të Keith Urban, i cili ka thirrur emrin e konkurentes tjetër La’Porsha Renae, duke e lënë Lindën në lot. Duhet theksuar fakti se kjo është vetëm një “betejë” e humbur për aristen, duke qenë se garën e vërtetë ajo e fitoi në momentin që la me gojë hapur anëtarët e jurisë së “American Idol”, në audicionin e saj të parë. Megjithatë pavarësisht skualifikimit, ky është vetëm fillimi i karrierës së saj në Amerikë, pasi javën e ardhshme e gjithë bota do të njohë “Cold World”, singëllin e parë zyrtar të Linda Halimit. Humbi American Idol, por fitoi nje fame te admirueshme dhe fansa pafund.