Në 26 prill 1798 do të lindte Eugène Delacroix, piktor madhor i lëvizjes romantike.
Piktura e tij, “Liria i prin popullit” (“Liberté guidant le peuple”, 1830) që në shqip njihet edhe si “Liria mbi barrikada” u shndërrua në një simbol universal të lirisë dhe demokracisë. Kjo tablo ka hyrë në fondin e koleksioneve të Muzeut të Luvrit në 1874.
/Veritas.com.al/