Gjykata e Tiranës ka pezulluar ekzekutimin e vendimit me burg për nënën lehonë, Diana Bahçja, e cila u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj. Gjykata e ka lënë atë të lirë. Policia e Shkodrës e arrestoi 26 vjeçaren për një gjobë të marrë tetë vite më parë për braktisje të fëmijës nga martesa e parë.

Diana ishte dënuar me 50 ditë burg për akuzën e braktisjes se fëmijës.

26 vjeçarja ka thënë se nuk ka qenë në dijeni të gjobës së vënë nga gjykata. Në një prononcim për mediat, avokati i saj, Anton Kosteni se kanë marrë shumë telefonata nga persona qe jane ofruarpër të paguar gjobën e saj.

“Kemi marrë shumë telefonata nga njerëz të ndryshëm që janë vetëofruar për të paguar gjobën dhe do të kontaktojnë me bashkëshortin. Duhet të jetë rreth 200 mijë lekë shifra që do të shlyejë. Ky është vendim që vërteton se dashuria e nënës është gjëja më e rëndësishme në këtë tokë dhe ka ndikuar në këtë vendim”, tha avokati.