Ditën e sotme është zbuluar lista e sendeve dhe bizhuterive luksoze që sanitarja Rozeta Dobi, në bashkëpunimin me të birin Havier Dobi kanë vjedhur krahas parave në banesën e ish shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi.

Në listën e sendeve të vjedhura të evidentuara nga organet ligjzbatuese, në sy bien bizhuteritë luksoze të floririt, mes të cilave varëse, byzylyke dhe vathë të shtrenjtë të markave të njohura.

Por krahas aksesorëve sanitarja Dobi ka vjedhur edhe ora të shtrenjta si Masserati, apo dhe çanta Valentino.

Nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

  1. Shuma prej 58 150 (pesëdhjetë e tetëmijë e njëqind e pesedhjetë) euro nga të cilat 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) copë prereje 500 euro, 1(një) copë prerje 100 euro, 11 (njëmbëdhjetë) copë prerje 50 euro dhe 115 (njëqind e pesëmbëshjetë) copë prerje 200 euro;
  2. Shuma prej 7000 (shtatëmijë) dollarë me prerje 100 (njëqindëshe);
  3. Shuma prej 368 000 (treqind e gjashtëdhjetë e tetëmijë) lekë, 73 (shtatëdhjetë e tre) copë janë me preje 5000 (pesëmijë) lekë, 1 prerje në shumën 1000 (nëjmijë) lekë.
  4. Kuti ngjyrë tulle brenda se cilës ka një byzylyk me ngjyrë rozë, byzylyk silver me ngjyrë grit ë zi, byzylyk silver me ngjyrë si diamand, byzylyk me llastik ngjyrë të zi, byzylyk ngjyrë floriri me mbishkrimin D G, zinxhirë ngjyrë floriri, varëse silver me ngjyrë rozë dhe zinxhirë me ngjyrë floriri,varëse silver me ngjyrë të kuqerremtë, varëse me gurë dekorativ, varëse pa mbishkrim, varëse me gurë, byzylyk me gurë dekorativ, byzylyk me zinxhirë silver, 6 (gjashtë) karfica me ngjyra dhe përmasa të ndryshme, 4(katër) vëthë të ndryshëm;
  5. Kuti e kuqe kartoni me një varëse brenda ngjyrë floriri me një dekoracion në formën e një zemre;
  6. Kuti kartoni me mbishkrimin Penelope ngjyrë kafe me të zezë e cila ka brenda një varëse me ngjyrë argjendi, varëse ngjyrë argjendi me një top të varur në fundin e saj, varëse ngjyrë bronzi me dekoracion me ngjyra në fundin e saj, varëse me ngjyrë gold me një kurorë të varur në fundin e saj, zinxhir ngjyrë gold pa mbishkrime dhe pa numër;
  7. Varëse ngjyrë floriri pa mbishkrime;
  8. Letër e bardhë me një varëse me zinxhirë si ajo e floririt me një zbukurim në formë luleje në fundin e saj;
  9. Kuti kartoni me mbishkrimin Kalimero brenda ka 38 vëthë me ngjyra dhe përmasa të ndyshme;
  10. Kuti ngjyrë blu me mbishkrimin ZËAROSKI brenda të cilës ka dy byzylykë ngjyrë si ajo e floririt, një varëse ngjyrë silver, 7 vëthë të llojeve dhe përmasave të ndryshme, një kapëse si ajo e flokëve;
  11. Kuti ngjyrë blu me mbishkrimin ZËAROSKI brenda të cilës ka një varëse ngjyrë silver me gurë në fund, një byzylyk në formë gjethesh, dy unaza silver dhe një ngjyrë gold, 11 vëthë me forma dhe përmasa të ndryshme.
  12. Një kuti me mbishkrimin GELOSIA ku brenda ka katër vëthë, një byzylyk të këputur në dy pjesë me dekorim në formë zemre, një varëse me ngjyrë silver, tre varëse ngjyrë gold të përmasave të ndryshme ku njëra ka medalion të shkruar “sister are connect heart to heart”, një varëse ngjyrë silver(zinxhir);
  13. Orë dore ngjyrë gold e markës Maserati;
  14. Orë dore ngjyrë gold me mbishkrimin Armitron;
  15. Një çantë sporti me ngjyrë të zezë me mbishkrimin Adidas;
  16. Një xhup me ngjyrë si gri dhe pjesa e bustit me ngjyrë të zezë, ku në anën e majtë ka të stampuar mbishkrimin SËID
  17. Një xhup femrash ngjyrë në dukje si pana me mbishkrimin në pjesën e Canada;
  18. Një çantë femrash ngjyrë blu dhe të bardhë me mbishkrimin Valentino;
  19. Një portofol femrash me ngjyrë bezhë me mbishkrimin Valentino;