
Kryeministri Edi Rama thotë se skuadra e PS për zgjedhjet e 11 majit, do jetë skuadra më e vjetër në eksperiencë dhe më e re në energji.
Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Rama u shpreh se në PS ka më shumë të rinj se në partitë e reja.
“Një skuadër perfekte nuk ekziston. Një skuadër shumë të mirë, patjetër, do ta kemi. Do kemi një skuadër të ripërtërirë, do kemi një akudër që do të gaantojë vazhdimësinë, një skuadër që do ketë të gjithë dijen e nevojshme, brenda institucioneve, se për çfarë bëhet fjalë. Do jetë skuadra më e vjetër në eksperiencë dhe më e re në energji. Do keni më shumë të rinj e të reja në PS, se në disa parti të reja, do i votuar ata, që të renë kanë vetëm moshën e drejtuesve të tyre, në rastin më të mirë, të jenë 2 ose 3 veta. Por në PS, duhet të çoni dhjetëra të rinj, që do jenë në parlament. Kush ka qoftë edhe 1 mandat, do jetë në fushën e betejës për të marrë vota për vete dhe për PS. Në listën e mbyllur, një pjesë e madhe, do jenë njerëz që hyjnë për herë të parë në parlament”, theksoi ai./
Komente